Mbahet punëtoria për diskutimin rreth harmonizimit të politikës ndëshkimore në Kosovë

Mbahet punëtoria për diskutimin rreth harmonizimit të politikës ndëshkimore në Kosovë

Prishtinë 10 maj 2018 – Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë është organizuar punëtoria mbi udhëzuesin për politikën ndëshkimore.
Me këtë rast, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi falënderoi Ambasadën Amerikane për ndihmën që kanë ofruar në përpilimin e udhëzuesit për politikat ndëshkimore.

Gjatë kësaj punëtorie ajo theksoj se ky udhëzues do të ndihmoj shumë gjyqtarët që në të ardhmen ta kenë më të lehtë, kur të marrin vendime dënuese.

Në pjesën hyrëse të punëtorisë ishte i pranishëm edhe kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci. Ai tha se udhëzuesi për politikat ndëshkimore do të heqë shumë dilema rreth shqiptimit të dënimeve. Po ashtu, ai theksoj se udhëzuesi që është punuar 3 vite, së bashku me ekspert vendorë e ndërkombëtare, do të u lehtësoj shumë punën e përditshme gjyqtarëve.

Udhëzuesi për Politikat Ndëshkimore dhe Punëtoria me Gjyqtarët e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe bashkëpunëtorëve Profesional u mbështet nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, përkatësisht Departamenti Amerikan i Drejtësisë.