Kryetarja e Gjykatës, Afërdita Bytyçi prezantojë rezultatet e Gjykatës para delegacionit evropian

Kryetarja e Gjykatës, Afërdita Bytyçi prezantojë  rezultatet e Gjykatës  para   delegacionit evropian

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, së bashku me kryesuesin e Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, Nehat Idrizi, kryetarin e Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kososvës, Blerim Isufaj dhe kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka marr pjesë në një takim me delegacionin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, i kryesuar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Migrim dhe Azil i Komisionit Evropian, Simon Mordue.

Kryetarja e Gjykatës, Bytyçi gjatë takimit ka prezantuar rezultatet e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe ka rikonfirmuar gatishmërinë dhe përkushtimin për të punuar parreshtur në përmbushjen e misionit të saj, sa të shenjtë, aq edhe me rëndësi për mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Kryetarja Bytyçi deklaroj se ka një zotim dhe përkushtim të përbashkët me të gjithë gjyqtarët e Departamentit për Krime të Rënda, që të punojnë me intensitet edhe më të shtuar, për të përfunduar me sukses dhe brenda një afati të arsyeshëm kohor, të gjitha lëndët që bien në kategorinë e lëndëve me natyrë korruptive, si dhe ato të cilësuara si krim i organizuar.

Krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial gjatë takimit me delegacionin e BE-së kanë paraqitur aktivitetet dhe punët e realizuara të cilat janë të lidhura me kriteret për liberalizim të vizave.