Është shpallur aktgjykimi ndaj të miturve G.H, R.G dhe L.LL

Është shpallur aktgjykimi ndaj të miturve G.H, R.G dhe L.LL

Prishtinë, 16 prill 2018 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka shpallur Aktgjykimin ndaj të miturit G.H, për veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 pika dhe 1.4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe veprës penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndaj të miturës R.G për veprën penale Dhënia e ndihmës kryesit pas kryerjes së veprës penale nga neni 388 paragrafi 2 nën paragrafi 2.1 e lidhur me par 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ndaj të miturit L.LL për veprën penale Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre nga neni 386 paragrafi 1 nën paragrafi 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I mituri G.H është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim për të mitur në kohëzgjatje prej 9 ( nëntë) vite e 6 (gjashtë) muaj, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim prej dt.17.09.2017 e tutje.

Të miturës R.G i është shqiptuar masa edukativo- korrektuese në kohëzgjatje prej 3 (tri) viteve.

Të miturit L.LL i është shqiptuar Mbikëqyrje e shtuar nga organi i kujdestarisë në kohëzgjatje prej 1(një) viti e 6 (gjashtë) muaj.

Të miturit G.H i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit, ndërsa të miturës R.G i ndërpritet masa e paraburgimit.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës .