Në objektin e Gjykatës Themelore në Prishtinë është publikuar raporti nga Birn me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave

Në objektin e Gjykatës Themelore  në Prishtinë është publikuar raporti nga Birn me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shënjestruara për liberalizimin e vizave

Prishtinë, 28 mars 2018- Sot në ambientet e Gjykatës Themelore në Prishtinë është publikuar raporti me gjetjet nga monitorimi i rasteve gjyqësore të shenjëstruara për liberalizimin e vizave. Kjo ngjarje u organizua nga BIRN dhe Internews Kosova. Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit, Enver Peci, Kryetar i Gjykatës Supreme të Kosovës, Abelard Tahiri, Ministër i Drejtësisë, Reshat Millaku, Prokuror në Prokurorinë Speciale të Kosovës, Hasan Shala, Kryetar i Gjykatës së Apelit, Afërdita Bytyçi, Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe Skënder Çoçaj, anëtarë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi deklaroi se zgjedhja e rasteve në lëndët e shenjëestruara në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, si kriter për përmbushjen e kushtit për liberalizim të vizave, është mjaftë me rëndësi. “ Kam nderin të jem pjesë e kësaj konference të organizuar nga BIRN Kosova dhe Internews Kosova, ku prezantohet raporti në lidhje me rastet e shënjestrura për liberalizim të vizave. Diskutimi i sotshëm me të gjithë të pranishmit është mjaftë me rëndësi për mua si kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Zvarritja në trajtimin gjyqësor në rastet e shenjestruara në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar, është përgjegjësi e të gjithë akterëve të drejtësisë në Kosovë, duke më përfshirë edhe mua. Gjykata Themelore në Prishtinë është e ngarkuar me 18 lëndë të shenjëstruara, ku prej tyre janë përfunduar 3 prej tyre”. Në këtë Gjykatë janë 15 lëndë të kësaj natyre në procedurë e sipër” tha kryetarja Bytyçi.

Po ashtu kryetarja Bytyçi theksoj se kam bërë kërkesë në Këshillin Gjyqësor të Kosovës për të ndihmuar Gjykatën Themelore në Prishtinë qoftë me delegimin e rasteve në gjykata tjera të Republikës së Kosovës ose edhe transferin e gjyqtarëve të Degëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kam marr premtime që do të intervenohet dicka në këtë drejtim dhe një gjë e tillë pritet të bëhet në ditët në vazhdim, mirëpo sido që të jetë, qytetarëve të Republikës së Kosovës ju them se me këtë kapacitet të gjyqarëve që ka Gjykata Themelore në Prishtinë do të mobilizohemi dhe do tja dalim ti përfundojmë rastet e shenjëstruara në një afat sa më të shkurtër kohor dhe të plotsëohet kriteri për liberalizimin e vizave.