Pensionohet gjyqtari Avdi Haxhaj

Pensionohet gjyqtari Avdi Haxhaj

Gjyqtari Avdi Haxhaj ka qenë gjyqtar Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Dega në Drenas. Nga viti 1980 deri në vitin 1990 ka punuar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Drenas dhe në fund të vitit 2000 ishte zgjedhur kryetar i Gjykatës Komunale të Drenasit.

Pozitën e gjyqtarit Mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Drenas e mori me datën 22 Korrik 2013 dhe këtë pozitë e ka mbajtur deri me rastin e pensionimit të tij.