Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë ka pritur një delegacion nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë ka pritur një delegacion nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”

Prishtinë 16 nëntor 2017 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, ka pritur një delegacion nga Shoqata “Miqtë e Amerikës”.

Kryetarja e Gjykatës, gjatë këtij takimi ka njoftuar mysafirët me punën dhe sfidat nëpër të cilën po kalon Gjykata Themelore në Prishtinë.

Delegacioni nga shoqata “Miqtë e Amerikës” e përgëzuan kryetaren për punën dhe rezultatet e deritanishme, po ashtu e përkrahën iniciativën që sa më shumë femra të jenë bartëse e funksioneve të larta shtetërore.

Kryetares së Gjykatës , nga delegacioni i shoqatës “Miqtë e Amerikës”, ju dorëzua maskota  e kësaj shoqate.