Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë po qëndron në vizitë në Zagreb

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë po qëndron në vizitë në Zagreb

Prishtinë 10 nëntor 2017, Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, znj Afërdita Bytyçi së bashku me gjyqtarin e Departamentit për Çështje Administrative të kësaj Gjykate, z. Hajriz Hoti, po qëndrojnë në një vizitë studimore në Kroaci, si pjesë e një delegacioni nga Kosova.

Gjatë kësaj vizite, ata janë pritur nga Ministria e Punëve të Brendshme Kroate, po ashtu pjesë e takimit ishte edhe vizita në Akademinë e Drejtësisë në Kroaci.

Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave në mes dy shteteve në fushën e së drejtës administrative.

Pjesë e këtij delegacioni janë edhe kryetari i Gjykatës së Apelit të Kosovës, z. Hasan Shala, gjyqtari i kësaj Gjykate z. Ragip Namani, koordinatori i Akademisë së Drejtësisë së Kosovës, Besim Morina si dhe zyrtarët Melihate Rama dhe Islam Sllamniku.

Kjo vizitë është organizuar nga Akademia e Drejtësisë së Kosovës, në përkrahje në mes dy shteteve në fushën e së drejtës administrative.