Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë ka pritur gjyqtarët e komunitetit jo shumicë

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë  ka pritur gjyqtarët e komunitetit jo shumicë

Prishtinë 06 nëntor 2017 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi dhe gjyqtarët mbikëqyrës të Departamenteve të Gjykatës, sot kanë pritur në një takim gjyqtarët dhe stafin administrativ të komunitetit serb.

Kryetarja e Gjykatës, fillimisht ju uroj mirëseardhje dhe suksese në punën e tyre si gjyqtarë dhe kërkoj përkushtim dhe angazhim të madh nga ana e tyre, në mënyrë që të arrihen rezultate dhe suksese në punë.

Gjyqtarët dhe stafi administrativ u njoftuan në përgjithësi me strukturën organizative  të Gjykatës Themelore në Prishtinë si dhe me rolin e Departamenteve brenda Gjykatës.

Gjatë takimit është diskutuar për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar Gjykata, me numër  të vogël të gjyqtarëve dhe rritje të madhe të numrit të lëndëve të arritura në Gjykatë, sidomos në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale dhe Divizioni për Çështje Civile.

Në fund, kryetarja e Gjykatës dhe gjyqtarët mbikëqyrës të Departamenteve të Gjykatës, premtuan se në të ardhmen do të ketë bashkëpunim profesional, përkrahje dhe mbështetje nga ana e tyre, duke shpresuar se me emërimin e tyre Gjykata do të rris edhe më shumë efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë emëruar 4 gjyqtarë.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan është emëruar 1 gjyqtarë.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Graçanicë janë emëruar 2 gjyqtarë.

Dekretimi i shtatë gjyqtarëve dhe angazhimi gjashtë zyrtarëve administrativ është paraparë me Marrëveshjen për Drejtësi të arritur në Bruksel në vitin 2015.

Gjyqtarët janë dekretuar me dt. 24 tetor 2107 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.