Është caktuar masa e sigurisë kundër të kërkuarit U.T

Është caktuar  masa e sigurisë kundër të kërkuarit U.T

Prishtinë, 28 tetor 2017 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të kërkuarit U.T, për shkak të veprës penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 par.2 të KPK- së.

Të kërkuarit U.T, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 40 (katërdhjetë) ditësh dhe atë duke filluar prej datës 27.10.2017 gjerë me dt.06.12.2017.

I akuzuari U.T, kërkohet  për veprën penale Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist nga neni 143 par.2 të KPK, sipas Kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Turqisë të datës 16 dhe 19 tetor 2017, për ekstradimin e shtetasit të vet U.T, si dhe nga Gjykata Penale e shkallës së parë nr.2 Hatay, e cila ka nxjerrë Urdhërarrest kundër  të cilit në shtetin e Turqisë janë duke u udhëhequr hetimet penale në drejtim të veprës penale Organizata e armatosur nga nei 314 të Kodit Penal të Republikës së Turqisë.

Gjykata ka analizuar të gjitha arsyet mbi caktimin e paraburgimit kundër të kërkuarit U.T,sepse  po të gjendej i kërkuari në liri, i njëjti mund të ikë, të largohet apo të fshihet dhe do të jetë i pakapshëm nga organet e ndjekjes, pasi që i njëjti është shtetas i Republikës së Turqisë dhe kërkohet nga autoritetet e Republikës së Turqisë

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës.