Gjyqtari Arben Hoti është zgjedhur nën kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Gjyqtari Arben Hoti është zgjedhur nën kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

Sipas vendimit të Këshillit Gjyqësorë të Kosovës, me numër KGJK.nr.306/2017 të datës 09.tetor.2017, nën kryetar në Gjykatën Themelore në Prishtinë është caktuar z. Arben Hoti.
Mandati i z. Hoti si nën kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë fillon nga data 21 tetor 2017 dhe është dy ( vite ) me mundësi të një rizgjedhje vijuese.

Më poshtë gjeni biografinë e gjyqtarit Arben Hoti.

Arben Hoti është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Unversiteti i Prishtinës në vitin 2007. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2010. Praktikën profesionale e mbajti në periudhën e viteve 2008-2009 pranë Odës së Avokatëve të Kosovës,poashtu praktikën e mbajti edhe në Gjykatën Komunale në Prishtinë prej vitit 2009 deri në vitin 2010. Në periudhën gusht 2012 deri dhjetor 2012 ka qenë gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Ferizaj,gjithashtu në periudhën e viteve 2013-2015 ka qenë gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj- Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal. Nga 01.06.2015 është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ka vazhduar deri në muajin Janar 2016. Nga muaji janar 2016 është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda, pozitë të cilën ende e mban.