Është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarit M.C

Është shpallur aktgjykimi kundër të akuzuarit M.C

Prishtinë, 14 gusht 2017 – Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarit M.C, për veprën penale të Grabitjes nga neni 329 par.1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari M.C është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 6 (gjashtë) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej 1.000 euro.

Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari M.C, me datë 27.01.2017 rreth orës 16.00 në Prishtinë, në rrugën “Azem Bejta” me qëllim të përfitimit të tij në mënyrë të kundërligjshme, duke përdorur dhunë dhe nën kërcënimin e thikës kishte sulmuar të dëmtuarën F.H nga Prishtina me ç’ rast i kishte grabitur gjësendet të cilat i kishte në çantë, portofolin në vlerë prej 145 euro dhe një telefon celular i tipit IPHONE 7.

Të akuzuarit i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak në dënimin e shqiptuar me burg.

Pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.