Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë ka pritur gjyqtarët e rinj

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë ka pritur gjyqtarët e rinj

Prishtinë, 01 gusht 2017 – Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, sot ka pritur në një takim gjyqtarët e rinj, të cilët dje janë dekretuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi.

Kryetarja e Gjykatës fillimisht ju uroj suksese në punën e tyre si gjyqtarë dhe kërkoj përkushtim dhe angazhim të madh sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrihen rezultate në punë.

Gjatë takimit është diskutuar për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar Gjykata, me numër  të vogël të gjyqtarëve dhe rritje të madhe të numrit të lëndëve të arritura në Gjykatë, sidomos në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale dhe Divizioni për Çështje Civile.

Në fund, kryetarja e Gjykatës premtoj se në të ardhmen do të ketë bashkëpunim profesional, përkrahje dhe mbështetje nga ana e saj, duke shpresuar se me emërimin e tyre Gjykata do të rris edhe më shumë efikasitetin e zgjidhjes së lëndëve.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë caktuar 18 gjyqtarë, ndërsa

në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Podujevë janë caktuar 2 gjyqtarë

në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan është caktuar 1 gjyqtarë

në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Drenas është caktuar 1 gjyqtarë

Gjyqtarët do të vijojnë trajnimin në periudhën një vjeçare në Akademinë e Drejtësisë.