Shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit P.R

Shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarit P.R

Prishtinë, 3 Prill 2017 – Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur publikisht Aktgjykimin, PKR.nr.39/13, më të cilin i akuzuari P.R është shpallur fajtor dhe i është shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite e gjashtë (6) muaj.

Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari P.R është fajtor sepse me dt.29.11.2010, rreth orës 22:30 në lokalin e tij “Te Shfaba” në rrugën “Edmond Hoxha” në Prishtinë, pas një konflikti me tani të ndjerin F.G i cili ishte së bashku me tre të pandehur tjerë, kishte filluar një përleshje fizike mes tyre duke u gjuajtur me shishe të birrës, grushta dhe shqelma ku i akuzuari P.R kishte marr lëndime trupore, ndërsa i ndjeri F.M me tre të pandehurit ishin larguar nga lokali.I akuzuari P.R kishte marr revolen në banakun e lokalit të tij dhe kishte gjuajtur disa herë në drejtim të tyre me ç’rast kishte qëlluar tani të ndjerin F.G i cili kishte mbetur i vrarë në vendin e ngjarjes.

Me këtë veprim i akuzuari P.R ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë nga neni 147 par.4 të KPK-së, si dhe veprën penale, Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfytëzim të paautorizuar të armëve, nga neni 328 par.2 të KPK-së.

Të akuzuarit në dënimin e shqiptuar i është  llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim nga dt.29.11.2011, dhe të njëjtit i është vazhduar masa e paraburgimit deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit.

Palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.