Një grup prej 40 studentësh nga jugu dhe veriu i Mitrovicës,vizituan Gjykatën Themelore në Prishtinë

Një grup prej 40 studentësh nga jugu dhe veriu i Mitrovicës,vizituan Gjykatën Themelore  në Prishtinë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot qëndruan për vizitë një grup prej 40 studentësh të drejtësisë nga jugu dhe veriu i Mitrovicës. Ata u pritën nga gjyqtarët e Departamentit për Krime të Rënda,nga shefja e Departamentit Shadije Gërguri dhe Arben Hoti.

Gjyqtarët i njoftuan mysafirët lidhur me funksionimin e sistemit gjyqësorë në Kosovë, me strukturën organizative  të Gjykatës Themelore në Prishtinë, po ashtu  vëmendje e veçantë ju kushtua edhe procedurave të cilat zhvillohen brenda Gjykatës, gjegjësisht në Departamentin e Krimeve të Rënda si dhe disa çështjeve tjera të natyrës së tillë të cilat ishin në interes të  juristëve të  rinj.

Ky organizim është realizuar nga projekti i OSBE-së, “Përkrahja për përfshirjen e komuniteteve jo shqiptare në institucionet e Kosovës”, projekt ky i mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë.