I akuzuari F.M dënohet me 18 vite burgim

I akuzuari F.M dënohet me 18 vite burgim

Sot një trup gjykues i Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, publikisht ka shpallur Aktgjykimin, PKR.nr.631/16, më të cilin të akuzuarit F.M i është shqiptuar dënimi me burg në kohëzgjatje prej 18 viteve.

Gjykata paraprakisht ka gjetur se i akuzuari F.M është fajtor sepse me dt.24.06.2016, rreth orës 21:30 në Prishtinë në rrugën “Bajram Bahtiri”, pas konfliktit verbal me tani të ndjerin F.M rreth parkimit të veturës ka shtënë në  të, duke e plagosur në regjionin e abdomenit-nënbrinjor të djathtë ku pastaj i ndjeri si pasojë e  lëndimeve të pësuara ka vdekur me datën 29.07.2016 dhe më këtë i akuzuari F.M ka kryer veprën penale, Vrasje nga Neni 178 të KPRK-së.

I akuzuari F.M me të ndjerin ishin edhe në raporte familjare, e kishte djalë të axhës.

Ndaj të akuzuarit F.M vazhdon paraburgimi derisa aktgjykimi e merr formën e prerë.