Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë ka pritur në vizitë Ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë ka pritur në vizitë Ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë Afërdita Bytyçi sot ka pritur në një takim Ministren e Drejtësisë Dhurata Hoxha ku gjatë takimit është biseduar për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar sistemi gjyqësorë , me mungesën e gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesional, po ashtu edhe me sfidat dhe rezultatet e punës në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kryetarja e Gjykatës Afërdita  Bytyçi e njoftojë ministren Hoxha se Gjykata Themelore në Prishtinë  vazhdimisht është duke u ballafaquar me numër  të vogël të gjyqtarëve dhe rritje të madhe të numrit të lëndëve të arritura në Gjykatë sidomos në Departamentin për Çështje Penale ku theksoj  se për Kosovën është kusht për liberalizimin e vizave luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, andaj  duhet të forcohet Departamenti i Krimeve të Rënda dhe kërkoj  nga Ministrja Hoxha  një  përkrahje serioze në këtë drejtim.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha theksoj se do të bëjë përpjekje për përfaqësimin e Gjykatave Themelore në grupet punuese, sidomos në hartimin e Kodit Penal, Kodit të Procedurës Penale, Kodit Civil, por gjithashtu edhe në procesin e rishikimit të sektorit të sundimit të ligjit, proces ky që do të filloj me reforma të thella në gjithë sektorin.

Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe për grupet punuese për plotësim ndryshimin e kodit Penal dhe Kodin e Procedurës Penale si dhe një sërë ligjesh të tjera me ç ‘rast ministrja kërkoj nga kryetarja e Gjykatës që të dërgoj gjyqtarë profesionist nga Departamentet e Gjykatës të cilët do të kontribuojnë, sepse është shume me rëndësi që Gjykatat Themelore janë ato të cilat ballafaqohen me kërkesat e qytetarëve me zbatimin e ligjit në praktikë.

Gjatë këtij takimi është zhvilluar debat shumë produktiv rreth fuqizimit të sundimit të ligjit, ngritjen e transparencës dhe llogaridhënies .Për më tepër ajo ka shtuar se është duke u bërë punë e madhe në gjykata, por disa raste negative po e humbin besimin që qytetarët mund të kenë në drejtësi, andaj shtoi se me punën e përbashkët do ta rrisim besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë  së bashku me Ministren e Drejtësisë vizituan edhe sallat e gjykimeve ku zhvillohen proceset gjyqësore dhe më pas që të dyja zhvilluan një intervistë për media.