Caktohet masa e sigurisë ndaj tre të pandehurve

Caktohet masa e sigurisë ndaj tre të pandehurve

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot ka mbajtur seancën dëgjimore me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e paraburgimit ndaj tre të pandehurve M.J për shkak të veprës penale Hakmarrje në tentativë nga neni 396 par.2 lidhur me nenin 28 të KPK, dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPK, kundër të pandehurit A.LL për shkak të veprës penale Hakmarrje në ndihmë nga neni 396 par.2 lidhur me nenin 28 dhe 33 të KPK, dhe kundër të pandehurit A.I për shkak të veprës penale Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 388 par.3 të KPK-së.

Të pandehurve M.J dhe A.LL ju është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji duke  llogaritur për secilin veq e veq, prej dt. 13.03.2017 deri me dt. 13.04.2017.

Ndaj të pandehurit A.I shqiptohet masa e arrestit shtëpiak e cila llogaritet që nga data e arrestimit të tij, gjegjësisht prej dt. 13.03.2017 deri me dt. 13.04.2017, në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Gjykata ka konstuar se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.J me datën 13.03.2017, rreth orës 07.45 minuta, me dashje që ta privoj nga jeta Azem Vllasin,si person zyrtar, ka shkuar në banesën e tij në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë, i është paraqitur të dëmtuarit si palë e interesuar që ta angazhoj si avokat në një rast në çështje civile dhe kur i dëmtuari i ka thënë që nuk merret me lëndë civile dhe do t’ju jap një numër të një avokati tjetër, pas kontaktit të dytë me të dëmtuarin me revole sinsilator – shurdhues, kalibri 7.65mm, ka shtënë në kraharorin e tij një herë, me ç‘rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Me këto veprime inkriminuese, Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale, Hakmarrje në tentativë nga neni 396 par.2 lidhur me nenin 28 të KPK.

Meqenëse Gjykata ka konstatuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprat penale të lartcekura, andaj ka ardhë në përfundim se ekzistojnë arsyet e bazuara se po të gjendeshin të pandehurit në liri mund të pengojnë rrjedhën e procedurës penale, duke ndryshuar ose falsifikuar provat e veprave penale, po ashtu nëse të njëjtit do të gjendeshin në liri do të mund të fshihen apo te ikin, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale,duke pasur parasysh se të pandehurit M.J  dhe A.LL janë shtetas të Zvicrës.

Sipas Gjykatës këto rrethana paraqesin shkaqe ligjore të parapara nga neni 183 par.7 e lidhur me nenin 187 par. 1 nënpar. 1.2.2. të KPPK-së për caktimin e masës së paraburgimit dhe masës së arrestit shtëpiak.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit .