Në objektin e Gjykatës ka ndërruar jetë një person

Në objektin e Gjykatës ka ndërruar jetë një person

Prishtinë 10 janar 2017- Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Civile ka ndërruar jetë një person me inicialet F.SH., rreth moshës 50 vjeçare.

Personi në fjalë  ka qenë palë në procedurë në një çështje civile. Sipas dëshmitarëve, ai për një moment nuk është ndjerë mirë dhe është alivanosur.

Zyrtarët e Gjykatës Themelore menjëherë kanë njoftuar ndihmën e shpejtë, e cila pavarësisht përpjekjeve të shumta nuk kanë arritur ta rikthejnë në jetë të ndjerin.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.