Shpallet aktgjykimi për të akuzuarin Y.J

Shpallet aktgjykimi për të akuzuarin Y.J

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarit Y.J për veprën penale Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve nga neni 273 par.2 lidhur me nenin 281 par.1 nënparagrafi 1.1 të KPRK-së dhe veprën penale Posedimi i paautorizuar i narkotikëve ,substancave psikotrope ose analoge neni 275 par.1 të KPRK-së.

I akuzuari Y.J është dënuar për veprën e parë Blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e narkotikëve nga neni 273 par.2 lidhur me nenin 281 par.1 nënparagrafi 1.1 të KPRK-së  me 4 (katër) vjet burgim dhe 10.000 mijë (dhjetëmijëeuro)gjobë ndërsa për veprën penale Posedimi i paautorizuar i narkotikëve ,substancave psikotrope ose analoge  neni 275 par.1 të KPRK-së është dënuar me 1 vit burg dhe 1.000 euro gjobë ,andaj është dënuar me dënim unik me  4 vite e 10 muaj burg dhe 11.000 mijë (njëmbëdhjetëmijë ) euro .

I akuzuari Y.J është arrestuar me dt.02.10.2012 me dyshimin se është konsumues i drogës dhe gjendet në paraburgim që nga data e arrestimit të tij i,ndërsa sot i është ndërprerë paraburgimi deri në plotëfuqishmërinë e aktgjykimit .