Një muaj paraburgim për të pandehurin M.B

Një muaj paraburgim për të pandehurin M.B

Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda duke vendosur lidhur me
kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të dt. 24.09.2016, për caktimin
masës së paraburgimit kundër të pandehurit M.B për shkak se ekziston dyshimi i bazuar se i
njëjti ka kryer veprën penale Marrja e ryshfetit nga neni 428 par.2 të KPK, me dt.24.09.2016
ka mbajtur seancën e dëgjimit dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një ( 1 )
muaji dhe atë duke filluar prej dt. 23.09.2016 deri me dt. 23.10.2016.

Arsye për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit M.B është se ekziston dyshimi i bazuarse, gjatë periudhës disa vjeçare, si person zyrtar në pozitën e kryeinspektorit të regjionit tëPrishtinës, pranë Inspektoratit të Punës në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale,vazhdimisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë ka kërkuar përfitim material, në mënyrë që të veproj në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare ashtu që me datën 22 shtator 2016, nga dëshmitari – i dëmtuari L.Z, kontabililst i një kompanie ka kërkuar shumën prej 10.000 euro, që mos të ndëshkoj për disa parregullsi kompaninë që i dëmtuari punon , për të cilat sipas të pandehurit kompania është dashur të ndëshkohej me gjobë prej rreth 350.000 euro, por një ditë më vonë, me dt.23.Shtator,2016, rreth orës 16.00, është zënë në flagrancë nga ana e policisë me rastin e marrjes së shumës së kërkuar të parave.

Me këto veprime inkriminuese ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale  Marrja e ryshfetit nga neni 428 par.2 të KPK.