Shpallet aktgjykimi ndaj pesë të akuzuarve

Shpallet aktgjykimi ndaj pesë të akuzuarve

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj pesë të akuzuarve .

B.L i akuzuar  për veprën penale  Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par.4 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së lidhur me nenin 145 dhe 135 par.1 nënpar.1.7.të KPRK-së dhe për veprën penale ,Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374par.1 të KPRK-së, për të akuzuarin F.M për veprën penale, Ndihma në kryerjen e veprës penale të terrorizmit nga neni 137 par.2 lidhur me nenin 388 par.1 të KPRK-së, për të akuzuarin M.H për veprën penale  Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par.4 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së lidhur me nenin 145 dhe 135 par.1 nënpar.1.7.të KPRK-së dhe për veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim të paautorizuar të armëve, nga neni 374 par.1 të KPRK-së ,për  të akuzuarin  E.L  Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par.4 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së lidhur me nenin 145 dhe 135 par.1 nënpar.1.7.të KPRK-së dhe për të akuzuarin G.H , Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par.4 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së lidhur me nenin 145 dhe 135 par.1 nënpar.1.7.të KPRK-së.

Andaj Gjykata në bazë të nenit 80 par.1 dhe 2 nën par. 2.2 të KPRK-së të akuzuarve ju shqipton dënim me burgim.

Të akuzuarit B.L i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej trembëdhjetë (13) vjet.

Të akuzuarit G.H, i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) vjet.

Të akuzuarit M.H i shqipton dënim në kohëzgjatje prej dhjetë (10) viteve e tre (3) muaj 

Të akuzuarit  E.L i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vjet

Të akuzuarit F.M i shqipton dënim me burgim në kohëzgjatje prej katër (4) vjet.

Të akuzuarit janë fajtor sepse në bashkëkryerje edhe me të akuzuarin B .I i cili gjendet në arrati, me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë, destabilizimit dhe shkatërrimit të strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike dhe shoqërore të Republikës së Kosovës, pas marrëveshjes paraprake, kanë përgatitur veprën penale terroriste, ashtu që me datën 10.07.2015, rreth orës 23:30 në afërsi të liqenit të Badovcit, që me ikonografinë e terrorit të organizatës terroriste ISIS, ta incizojnë një video propaganduese, me të cilën kanë pasur për qëllim që ta lexojnë betimin ndaj udhëheqësit të organizatës terroriste ISIS dhe ta publikojnë këtë video në internet, për ta dëshmuar para botës shtrirjen e të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS) në Republikën e Kosovës dhe për këtë qëllim paraprakisht janë pajisur me pushkë automatike AK 47 me bajonetë, me pesë karikator dhe tridhjetë e dy fishekë si dhe me uniforma ushtarake, maska për fytyrë, dorëza dhe me flamurin e organizatës terroriste me mbishkrimin ISIS, e të cilët posa janë afruar te diga e liqenit të Badovcit, janë vërejtur nga roja e sigurimit të liqenit të cilët e kanë njoftuar Policinë e Kosovës e cila në vendin e ngjarjes i ka ndaluar dhe arrestuar të akuzuarit B.L, E.L dhe M.H, ndërsa të akuzuarit G.H dhe B.I janë arratisur nga vendi i ngjarjes – me këtë në bashkëkryerje edhe me të akuzuarin B.I i cili gjendet në arrati kanë kryer veprën, Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par.4 lidhur me par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së lidhur me nenin 145 dhe 135 par.1 nënpar.1.7.të KPRK-së.

Koha e kaluar në paraburgim për të gjithë të akuzuarit nga data 11.07.2015 e tutje do t’iu llogaritet në dënimin e shqiptuar me burgim.

Vazhdohet masa e paraburgimit ndaj të akuzuarve deri në plotfuqishmërinë e aktgjykimit por jo më shumë se dënimi i shqiptuar me aktgjykimin e gjykatës themelore.