Shpallet aktgjykimi për një të akuzuar

Shpallet aktgjykimi për një të akuzuar

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda sot ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale ndaj të akuzuarit S.G për shkak të veprës penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par.3 lidhur me par.1 dhe nenin 135 par.1 pika 1.9 të KPRK-së ,sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale –Departamenti për Krime të Rënda ,PPS nr.157/14 të dt.10.07.2015

Gjykata ka shpallur fajtor të akuzuarin S.G sepse me qëllim që të frikësoj popullatën dhe me qëllim të destabilizojë dhe të shkatërrojë strukturat më të rëndësishme politike ,kushtetuese ,ekonomike dhe sociale të Republikës së Kosovës ka përgatitur kryerjen e veprës penale të terrorizmit ashtu që gjatë muajit dhjetor të vitit 2014 në Beograd është furnizuar me 23 pajisje eksplozive me peshë totale 12.219 kg. Të cilat përmbajnë eksploziv të fuqishëm Pentaerythritol Tetranitrate (PETN) i kombinuar me fragmente metali, bulona dhe gozhda të cilat shërbejnë për rritjen e fuqisë shkatërruese dhe shkaktimit sa më të madh të viktimave në njerëz dhe dëm material të paketuara në qese plastike të cilat pastaj në kundërshtim me ligjin i cili rregullon armë dhe materie eksplozive me dt.25.12.2014 ,ka transportuar nga Beogradi për në Prishtinë me veturën e tij të tipit Renault Clio me tabela të regjistrimit BG-479-GC ku rreth orës 21:oo në lagjen Arbëria është ndaluar nga Policia e Kosovës me ç’rast pas kontrollit të kryer në bagazhin e tij është gjetur çanta në të cilën ishte vendosur eksplozivi me çka ka kryer veprën penale Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës nga neni 144 par.3 lidhur me par.1 dhe nenin 135 par.1pika 1.9 të KPRK-së  , andaj  të akuzuarit S.G  i shqiptohet dënimi në kohëzgjatje prej 13( trembëdhjetë) vitesh  burgim , në të cilin dënim llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej dt.25.12.2014 e tutje .