Shpallet vendimi për të akuzuarin E.S

Shpallet vendimi për të akuzuarin E.S

Një panel i përbërë prej dy gjyqtarëve ndërkombëtarë dhe një lokal, i Gjykatës Themelore të Prishtinës, shpalli aktgjykimin për një rast vrasjeje kundër të pandehurit E.S.

Viktima, ka qenë  pjesëtar i Policisë së Kosovës i cili ishte vrarë më datë 30 gusht 2007 në Prishtinë.

I pandehuri E.S është akuzuar për tri vepra penale dhe akuza kryesore është akuza e parë, nxitje për kryerje të vrasjes së rëndë të pjesëtarit të Policisë së Kosovës.

Paneli gjyqësor e ka shpallur fajtor E.S për veprën penale detyrim dhe  nxitje të vrasjes së rëndë, dhe e dënoi me 37 vjet burgim. 

Palët kanë të drejtë ankese kundër vendimit në afat prej 15 ditësh pas pranimit të aktgjykimit.