Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti për Krime të Rënda,dy gjyqtarë të procedurës paraprake të EULEX-it caktuan masën e paraburgimit prej një muaj, për 6 të pandehurit e arrestuar më 27 prill 2016, pas bastisjeve të kryera nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, në Prishtinë. Rastin është duke e ndjekur penalisht Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK).
Të gjitha palët kanë të drejtë ankese.