Komunikatë për media

Komunikatë për media

Gjykata Themelore në Prishtinë -Departamenti i Krimeve të Rënda sot mbajti seancën fillestare në çështjen penale kundër të akuzuarve A.K, D.K –B dhe A. H për shkak të veprave penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, dhe Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 409 par.1 të KPRK-së dhe ndaj të akuzuarit Faton Topalli për shkak të veprave penale Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga neni 375 par.1 lidhur me nenin 31 të KPRK, Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare nga neni 409 par.1 të KPRK-së si dhe Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 par.1 të KPRK-së .

Gjykata ka refuzuar propozimet e mbrojtësve të të akuzuarve  A.K , A. H  dhe F. T për ndërprerjen e masës së arrestit shtëpiak.

Seanca e shqyrtimit të dytë për të akuzuarit A.K ,D.K-B ,A.H dhe F.T është caktuar me dt.15.02.2016 .