Komunikatë për media

Komunikatë për media

Gjykata Themelore në Prishtinë –në përbërje prej një gjyqtareje ndërkombëtare përkatësisht EULEX-i ,si kryetare e trupit gjykues ,me aktvendimin e datës 30 dhjetor 2015, i cili i është dorëzuar palëve sot, duke vepruar në rastin penal PKR 194/15 të njohur si “rasti i APEX-it “ e ka hedhur poshtë aktakuzën dhe ka pushuar procedurën penale në lidhje me njëmbëdhjetë të akuzuar, të cilët ishin akuzuar nga prokurori i PSRK-së për veprën penale të krimit të organizuar, detyrim, shtrëngimi dhe posedimi i paligjshëm i armëve dhe narkotikëve.

Pas interpretimit të saktë të dispozitave relevante të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kryetarja e trupit gjykues ka ardhur në përfundimin se Ligji nuk ka lënë tjetër zgjidhje, pasi që aktakuza është paraqitë pasi që ka kaluar afati ligjor.

Lidhur me këtë çështje, Gjykata konsideron se “Mund të shihet e padëshirueshme që veprat si korrupsioni dhe krimi i organizuar që e dëmtojnë shoqërinë e Kosovës të kalojnë pa u ndëshkuar për shkak një tejkalimi të vogël të një afati. Megjithatë, do të ishte edhe më e padëshirueshme nëse në Kosovë do të përhapej praktika në kundërshtim me sundimin e ligjit dhe sigurinë ligjore”.

Kundër këtij aktvendimi mund të paraqitet ankesa.