Caktohet masa e paraburgmit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji

Caktohet masa e paraburgmit në kohëzgjatje prej  1 (një) muaji

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda sot është mbajtur seanca dëgjimore lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Kosovës për caktimin e masës së sigurisë ndaj 3 të pandehurve T.I, I.Z dhe N.Z të ndaluar për shkak të veprës penale Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policorë, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga neni 3, par.3 në tentativë të Ligjit nr.05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, lidhur me nenin 29 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës,

Kundër të pandehurve T.I, I.Z dhe N.Z caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej një (1) muaji, duke iu llogaritur prej datës 15.11.2015.

            Masa e paraburgimit është caktuar sepse ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit T.I, I.Z dhe N.Z kanë kryer veprën penale Bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj, në formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës nga neni 3, par.3 në tentativë të Ligjit nr.05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, lidhur me nenin 29 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

            Të tre të pandehurit e lartpërmendur në datën 15.11.2015  janë ndaluar nga autoritetet e Turqisë- në Stamboll prej nga janë kthyer nëpërmes Maqedonisë dhe pastaj janë arrestuar nga Policia e Kosovës.