Caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji

Caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm , me rastin e vendosjes sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tani të pandehurve: P.I, Y.H, U.H, A.K,dhe A.L, pas mbajtjes së seancës dëgjimore në datën 14.10.2015 në datën 15.10.2015 vendosi që ndaj të njëjtëve të caktoi paraburgimin në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji llogaritur nga data e ndalimit përkatësisht arrestimit. Masa e paraburgimit ndaj të pandehurve të lartpërmendur është caktuar në bazë të nenit 187 par.1 nën paragrafi 1.2, pika 1.2.1 dhe pika 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës.

Vendimi për caktimin e paraburgimit mund të kundërshtohet me ankesë drejtuar Gjykatës së Apelit.  

Gjykata ka refuzuar kërkesën për caktimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurve: S.S, E. C, V. D, dhe A. M.