Daut Qela është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Dega në Gllogoc. Gjyqtari Qela ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1984. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002,ndërsa praktikën profesionale e mbajti si Këshilltar ligjor për OJQ ADRA në vitin 2000. Gjithashtu në fund të vitit 2000 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Gllogoc ku dhe punoi deri në vitin 2012. Me 01.01.2013 Qela është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega Gllogoc, pozitë të cilën ende e mban.