Avdi Haxhaj është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Dega në Gllogoc. Haxhaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1978,ndërsa provimin e jurispodencës e përfundoi në vitin 1985. Ndërkaq nga viti 1980 deri në vitin 1990 ka punuar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Drenas dhe më pas deri në fund të vitit 2000 u zgjodh kryetar i Gjykatës Komunale të Drenasit. Pozitën e Mbikqyrësit në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega Gllogoc e mori me datën 22 Korrik 2013 dhe këtë pozitë eka mbajtur deri sa është pensionuar.