Hanefi Jashari
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Hanefi Jashari është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Jashari ka diplomuar ne Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1985.
Praktikën profesionale e ka mbajtur në Gjykatën Komunale në Prishtinë në vitin 1986, pastaj ka filluar punën si bashkëpuntorë profesional pastaj Sekertar i ish Gjykatës Komunale në Prishtinë deri në fund të vitit 1991 dhe fillim të vitit 1992, nga ku eshte larguar nga puna nga masat e dhunshme serbe, ndërsa në vitin 2000 ka filluar në punët dhe detyrat e Administratorit të Gjykatës Komunale në Prishtinë deri në fund të vitit 2003. Provimin e Jurisprudencës e përfundoi ne vitin 2002.Nga viti 2003 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë ku edhe sot ushtron këtë veprimtari.