Musa Konxheli
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë

Musa Konxheli është gjyqtar mbikqyrës në Gjykatën Themelore në Ferizaj - Dega në Shtërpcë dhe gjyqtar në departamentin për krime të rënda. Musa Konxheli ka diplomuar në vitin 1990 në Fakultetin Juridik – Universiteti i Prishtinës. Ai kreu provimin e jurisprudencës në vitin 2005. Ka punuar si sekretar në në disa shkolla fillore të Komunës së Ferizajt në periudhën prej 1990 deri në vitin 2004. Në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Shtërpcë është emëruar si gjyqtar nga viti 2004 deri në vitin 2007. Ndërsa në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Kaçanik ka punuar si gjyqtar nga viti 2007 deri në vitin 2010, për të vazhduar më pas si gjyqtar në Divizionin Penal në Gjykatën Komunale të Ferizajt nga viti 2010 ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Nga janari i vitit 2013 Musa Konxheli, u emërua gjyqtar në departamentin e përgjithshëm, divizioni penal të Gjykatës Themelore në Ferizaj, ndërkaq nga shtatori i vitit 2014 ka kaluar si gjyqtar në departamentin për krime të rënda. Konxheli nga muaji mars 2017 është emëruar gjyqtar mibkëqyrës në Gjykatën Themelore në Ferizaj - Dega në Shtërpcë.