Shashivar Hoti
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Shashivar Hoti është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë . Gjyqtari Hoti ka diplomuar në vitin 2000 në Fakultetin Juridik,Universiteti i Prishtinës, ndërsa provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2006 në Prishtinë. Praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Lipjan në periudhën prej vitit 2001-2002, gjithashtu ka punuar edhe si referent i lëndëve civile në Gjykatën Komunale në Lipjan në periudhën e viteve 2002 deri 2010. Në Gjykatën Komunale në Lipjan ka punuar edhe si administrator në periudhën prej 2010 - 2012 . Me datë 28.08.2012 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Lipjan ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Nga data 01.01.2013 Shasivar Hoti është emëruar gjyqtar në Departamentin e Gjykatës Themelore në Prishtinë - Dega në Lipjan. Nga muaji janar 2016 është gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda,pozitë të cilën ende e mban.