Xhevat Begolli
Gjyqtar - Dega në Podujeve
Xhevat Begolli është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega Podujevë. Gjyqtari Begolli ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1981, kurse provimin e jurisprudencës e kreu në vitin 2003. Praktikën profesionale e mbajti në periudhën prej 1981 deri në vitin 1982 në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Podujevë. Në vitin 1982 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Podujevë dhe poashtu në periudhat e viteve 1982-1991, 2000-2010, 2012-2012 ka kryer detyrën e gjyqtarit në Gjykatën Komunale në Podujevë. Nga 01.01.2013 Xhevat Begolli është emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega në Podujevë dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.