Daut Behrami është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Gllogoc. Gjyqtari Behrami ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1984. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Këshilltar ligjor në vitin 2000. Në 2004 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Gllogovc ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Nga 01.01.2013 Daut Behrami është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë – dega Gllogovc, pozitë të cilën ende e mban.