Vehbi Kashtanjeva është gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Kashtanjeva ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1979. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 1989, ndërsa praktikën profesionale e mbajti si Avokat tek Oda e Avokatëve të Kosovës në vitin 1992 deri 2010. Në 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Nga 01.01.2013 Kashtanjeva është emëruar gjyqtar në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën ende e mban.