Shadije Gërguri
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Shadije Gërguri është gjyqtare në Departamentin Special në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Gërguri ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1991,ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2003. Nga viti 2003 deri në vitin 2004 ajo ushtroi detyrën e Përkthyeses në Gjykatën Komunale në Mitrovicë, ndërsa nga viti 2004 deri më 2006 ka ushtruar detyrën si bashkëpunëtore profesionale në Prokurorinë Publike Komunale. Më 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Me 01.01.2013 Shadije Gërguri është emëruar gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të cilën pozitë e ka ushtruar deri në muajin korrik të vitit 2019. Në korrik 2019 është caktuar gjyqtare në Departamentin Special të kësaj gjykate, pozitë të cilën e mban edhe sot.