Salihe Berisha-Ahmeti
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Salihe Berisha Ahmeti është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Ahmeti ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1987, ndërsa provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002. Nga viti 1981 deri më 1992 ajo ushtroi detyrën si Avokate në Avokaturën Publike Komunale, ndërsa nga viti 1993 deri më 1999 ka ushtruar detyrën si Këshilltare Juridike në Kooperativen banesore “Ideal”. Më 2000 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale për Kundërvajtje në Prishtinë. Me datë 01.01.2013 Ahmeti është emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ende vazhdon ta kryej këtë detyrë.