Lekë Prenaj
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Lekë Prenaj është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Prenaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1982. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2002, ndërsa punën profesionale e mbajti në BVI për Banim si Udhëheqës i Sektorit Juridik në vitin 1982 deri 1992. Prenaj gjithashtu ka punuar edhe si Drejtor në NPK Ujëvara Klinë prej 1999 deri në vitin 2004. Në vitin 2010 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Me 01.01.2013 Prenaj është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë, pozitë të cilën ende e mban.