Isuf Makolli
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Isuf Makolli është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Makolli ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1987. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2004, ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Prokurorinë Publike të Qarkut në Prishtinë në vitin 2000. Makolli gjithashtu ka punuar edhe si bashkëpunëtor profesional te Avokati G.Nushi prej vitit 2006 deri në vitin 2009. Në vitin 2012 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Me 01.01.2013 Makolli është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe këtë pozitë e ka mbajtur deri në Janar 2017. Nga muaji Janar 2017 është gjyqtar në Departamentin për Krime të Rënda,pozitë të cilën ende e mban.