Enver Shabanaj
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Enver Shabanaj është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtari Shabanaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 1983. Provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2004,ndërsa praktikën profesionale e mbajti në Gjykatën Komunale në Istog në vitin 1984. Shabanaj gjithashtu ka punuar edhe si Avokat në Odën e Avokatëve të Kosovës prej 2006 deri në vitin 2012. Ndërsa në 2012 është emëruar gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë ku dhe punoi deri me datën 31.12.2012. Me 01.01.2013, Enver Shabanaj është emëruar gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Kundërvajtje në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa nga korriku i vitit 2017 është gjyqtar në Departamentin për Çështje Civile, pozitë të cilën ende e mban.