Valbonë Fejza
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë

Valbonë Fejza është gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm-Divizioni Penal.Diplomoi në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2012. Praktikën profesionale 1 vjeçare e ka kryer në zyrën e avokatit Ahmet Gjinovci në Prishtinë, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2015. Gjatë vitit 2016, ka punuar si zyrtare në Zyrën Disiplinore në Odën e Avokatëve të Republikës së Kosovës. Nga viti 2017 e deri në vitin 2022, ka punuar si bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në fillim të muajit korrik të vitit 2022 është emëruar Gjyqtare në Gjykatën Themelore në Mitrovicë-Dega në Vushtrri. Nga data 02 shtator 2024 është transferuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti I Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, pozitë të cilën e mban.