Dardan Hoxha
Gjyqtar - Gjykata Themelore Prishtinë
Dardan Hoxha rrugëtimin e tij për drejtësi e filloi në vitin 2006 duke regjistruar studimet themelore në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” të cilat i ka përfunduar në vitin 2010.
Pas përfundimit të studimeve themelore, gjyqtari Dardan Hoxha, ka regjistruar studimet post diplomike – master duke vijuar drejtimin Civil-juridik në të njëjtin Universitet, të cilat i ka përfunduar ne vitin 2014.
Ndërkaq, rrugëtimin profesional gjyqtari Hoxha e filloi me praktikën profesionale në Gjykatën Themelore në Prishtinë në vitin 2014, ku pas praktikës profesionale, deri në vitin 2020 ka punuar si Zyrtar Ligjor në të njëjtën gjykatë.
Angazhimi dhe profesionalizmi i gjyqtarit Dardan Hoxha, kanë bërë që ai në mars të vitit 2020 të avancohet si Zyrtar i Lartë për Bashkëpunim Profesional në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ndërsa nga data 18 janar 2021 është emëruar Gjyqtar në Gjykatën Themelore në Gjakovë – Dega në Rahovec – Departamenti i Përgjithshëm, i cili do të trajtoi lëndë nga lëmia civile.