Elvira Emini
Gjyqtare - Dega në Lipjan
Elvira Emini është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm -Divizioni për Çështje Civile në degën nё Lipjan të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Elvira Emini ka diplomuarnë Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2004. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2014, ndërsa praktikën profesionale e ka mbajtur nga viti 2007 në zyrën e Avokatisё sё Sabri Kryeziut nё Lipjan sipas marrёveshjes sё bashkёpunimit me OAK. Nga muaji Maj i vitit 2008 ka punuar si Administratore nё Gjykatёn Komunale pёr Kundёrvajtje nё Lipjan, ndёrsa nё periudhёn e muajit Tetor tё vitit 2008 e deri nё fillim tё vitit 2014 ka punuar si referente nё lёmi tё ndryshme nё Gjykatёn Komunale nё Lipjan. Nё fillim tё vitit 2014 ka punuar si bashkëpunëtore profesionale në Gjykatën Themelore nё Prishtinё - Dega nё Lipjan. Më 31.07.2017 Elvira Emini është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega nё Lipjan - Divizioni për Çështje Civile, pozitë të cilën ende e mban.