Zenel Tasholli
Gjyqtar Mbikëqyrës - Dega në Lipjan
Zenel Tasholli është Gjyqtar mbikëqyrës dhe gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Dega në Lipjan.
Ka diplomuar në Universitetit të Prishtinës - Fakulteti Juridik në vitin 1988, kurse provimin e Jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2002.
Nga janari i vitit 2000 e deri në tetor të vitit 2010 ka punuar gjyqtar në Gjykatën për Kundërvajtje në Lipjan. Nga data 31 korrik 2012 deri më 23 korrik të vitit 2015, ka punuar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Ferizaj Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni Civil. Nga data 23 korrik 2015 e deri më 15.03.2021 ka qenë i emëruar gjyqtar në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega në Lipjan Departamenti i Përgjithshëm - Divizioni Civil. Nga 15 marsi deri më 1 tetor 2021 ka ushtruar detyrën e Gjyqtarit mbikëqyrës.
Me vendim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, më 01.10.2021 është emruar Gjyqtar mbikëqyrës në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Dega në Lipjan, me mandat 5 (pesë) vjeçar.