Kosovare Musliu Prokshaj
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Kosovare Musliu Prokshaj është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Kosovare Musliu Prokshaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2012 , ndërsa studimet posdiplomike në të njejtin universitet i ka përfunduar në vitin 2016 në drejtimin Civil-Kontrata dhe e Drejtë Komerciale. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2017, ndërsa praktikën profesionale e ka mbajtur nga muaji shtator i vitit 2013 deri në shtator të 2014 në Gjykaten Themelore në Mitrovicë - Dega Skenderaj, Nga muaji nëntor i vitit 2014 deri muajin dhjetor 2016 ka punuar si bashkëpuntore profesionale në zyrë të përmbaruesit privat, ndërsa profesionin e avokates e ka ushtruar nga muaji prill 2018 deri në dhjetor të 2018. Më 21.01.2019 Kosovare Musliu Prokshaj është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Civile, pozitë të cilën ende e mban.