Ilire Vitija Bajraktari
Nënkryetare - Gjykata Themelore Prishtinë
Ilire Vitija Bajraktari është gjyqtare përgjegjëse në Departamentin e Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” në qershor të vitit 2014, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në prill të vitit 2017. Punën e saj profesionale e ka filluar në firmën ligjore Pallaska&Associates L.L.C. në nëntor të vitit 2014 si bashkëpunëtore ligjore deri në maj të vitit 2017, pastaj në pozitën e bashkëpunëtores së lartë ligjore, në po të njëjtën firmë deri më 18 janar 2019. Më 21 janar 2019 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Civile, pozitë të cilën ende e mban. Me datë 04 korrk 2024 është caktuar Nënkryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, me propozim të Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë.