Nazmi Neziri
Gjyqtar - Dega në Podujeve
Nazmi Neziri është gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega në Podujevë. Gjyqtari Nazmi Neziri ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2001. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2011, ndërsa praktikën profesionale e ka mbajtur në vitin 2002. Nga viti 2003 ka punuar në pozitën Referent për ekzekutime, ndërsa nga viti 2013 ka punuar si bashkëpunëtor profesional në degën në Podujevë të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Më 31.07.2017 Nazmi Neziri është emëruar gjyqtar në Divizionin për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë - Dega Podujevë, pozitë të cilën ende e mban.