Ujëvesë Hyseni
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Ujëvesë Hysenaj është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Ujëvesë Hysenaj ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2013. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar ne vitin 2015, ndërsa praktiken profesionale e ka mbajtur nga data 02.09.2013 deri më 01.09.2014 në Gjykatën Themelore ne Prishtinë. Në periudhën nga 16.01.2015 deri më 09. 06.2015 ka punuar si bashkëpunëtore profesionale në Departamentin e Përgjithshëm - Divizoni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë në kuadër te projektit Eroll të Usaid. Nga 12.06.2015 deri më 01.10.2017 ka punuar si zyrtare ligjore në Departamentin për Çështje Administrative në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa nga dt. 02.10.2017 deri me dt.21.01.2019 ka punuar në pozitën e bashkëpunëtores profesionale në Departamentin e Krimeve të Rënda. Me 21.01.2019, është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore ne Prishtinë, pozitë të cilën ende e mban.