Valentina Sopjani
Gjyqtare - Gjykata Themelore Prishtinë
Valentina Sopjani është gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Valentina Sopjani ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2012. Provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2016, ndërsa praktikën profesionale e ka mbajtur në periudhën e viteve 2014-215 te Avokati Emrush Kastrati. Nga viti 2015 deri në vitin 2018 ka punuar bashkëpunëtore profesionale në zyrën e përmbaruesit privat Flamur Bogaj. Me 21.01.2019 Valentina Sopjani është emëruar gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Civile, pozitë të cilën ende e mban.